Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Operacioni “Fast”, gjykata e Elbasanit cakton masat e sigurisë për 14 të arrestuarit
Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan u zhvillua sot seanca për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masave të sigurisë për 14 shtetas të arrestuar gjatë kësaj jave në një lokal pranë segmentit rrugor Elbasan–Ish-Metalurgji, në fshatin Katund i Ri. Arrestimet u realizuan si rezultat i një operacioni policor të koduar “Fast”, i cili u zhvillua nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Operacioni u organizua pas administrimit të informacioneve operative nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën e Posaçme Operacionale. Gjatë ndërhyrjes në ambientet e një lokali në pronësi të Taulant Zykollarit, u kapën në flagrancë 14 persona, të cilët sipas Policisë rezultojnë me precedentë penalë të theksuar në...