Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Liria ka emër”, Begaj mbështet protestën në Tiranë: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përshëndetur protestën madhështore në sheshin “Skëndërbej” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë. Përmes një postimi në Facebook, Begaj shkruan se UÇK është themeli i lirisë së Kosovës dhe askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi. Postimi i Begajt: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi. Prej orës 17:00 me mijëra qytetarë shqiptarë nga të gjitha trojet janë mbledhur në sheshin “Skënderbej’ ku po protestojnë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, duke kërkuar drejtësi nga Gjykata e Hagës. Kjo protestë është e treta me radhë pas atyre të mbajtura në Prishtinë dhe...