Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Idealizonin Hitlerin dhe planifikonin sulme terroriste ndaj xhamive dhe sinagogave, në pranga tre neonazistë
Tre neonazistë britanikë, të cilët zotëronin mbi 200 armë dhe planifikonin sulme terroriste ndaj xhamive dhe sinagogave në Angli, u dënuan pas zbulimit të komunikimeve të tyre në grupin e krijuar në internet. Ata u shpallën fajtorë për përgatitje të akteve terroriste dhe për mbledhje informacioni që mund të përdorej për kryerjen e sulmeve. Njëri prej tyre u dënua gjithashtu për prodhimin e një arme të ndaluar. Tre burrat, të moshës 35, 26 dhe 25 vjeç, komunikonin në internet dhe kishin krijuar një grup ekstremistësh me ideologji të njëjtë, që donin të “luftonin për kauzën e tyre”. Sipas “The Guardian”, ata nuk ishin takuar asnjëherë personalisht përpara se të dilnin në gjyq së bashku. Gjatë procesit gjyqësor, i cili zgjati nëntë javë, u zbulua se...