“Liria ka emër”, ish-Presidenti Moisiu: Koha të mos heshtim, liria e Kosovës nuk është dhuratë, u mor me gjak

“Liria ka emër”, ish-Presidenti Moisiu: Koha të mos heshtim, liria e Kosovës nuk është dhuratë, u mor me gjak

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ishte i pranishëm pasditen e kësaj të premteje në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të protestës për ish-krerët e UÇK të cilët po gjykohen në Hagë. Në fjalën e tij ish-Presidenti Moisiu tha se ish-krerët e UÇK Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi nuk kanë kryer krime, ata janë heronj. Ai ka kërkaur nga Gjykata e Hagës të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të mos gjykojë mbi akuza të rreme të fabrikuara nga qarqet serbo-ruse. Fjala e Presidentit Moisiu: Sot jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin kombëtar. Jemi këtu për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po u bëhet bijve të Kosovës dhe Kombit shqiptar, luftëtarëve të Kosovës që luftuan për lirinë e atdheut.Në vitin 2022, së...