3,000 fjalë turqisht në gjuhën shqipe, Shqipëria mes 10 vendeve me më shumë huazime turke

3,000 fjalë turqisht në gjuhën shqipe, Shqipëria mes 10 vendeve me më shumë huazime turke

Ndikimi i Perandorisë Osmane është i dukshëm në fjalorin e përditshëm të gjuhës shqipe. Sipas Institutit të Gjuhës Turke, rreth 3,000 fjalë me origjinë turke janë pjesë e gjuhës shqipe, duke e renditur Shqipërinë mes vendeve me ndikim të theksuar gjuhësor nga turqishtja. Këto fjalë nuk janë thjesht huazime, por dëshmi të një periudhe të gjatë historike ku kultura, administrata dhe jeta e përditshme shqiptare u ndërthurën me elementë osmanë. Termat që lidhen me kuzhinën, veshjen, ndërtimin, administratën dhe jetën urbane shpesh kanë rrënjë turke, duke krijuar një shtresë të veçantë në strukturën e gjuhës shqipe. Sakaq, sipas institutit turk, Serbia, Armenia dhe Bullgaria kryesojnë listën me numrin më të madh të fjalëve të huazuara turke.