Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
”Liria e Kosovës u fitua me gjak”, ish-presidenti Moisiu: Qarqet serbo-ruse fabrikuan akuzat për ish-krerët e UÇK-së
Një mesazh të fortë në protestën pro UÇK-së në sheshin ”Skëndërbej” e dha edhe ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, duke i cilësuar luftëtarët e UÇK-së si burra të drejtë dhe guximtarë. Për të liria e Kosovës nuk ishte dhuratë, por e fituar me gjak. ”Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar, për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po u bëhet bijve më të mirë të Kosovës dhe kombit shqiptar, luftëtarëve të UÇK-së që luftuan për lirinë e atdheut”,-tha Moisiu. Nga ana tjetër, Moisiu kujtoi vizitën në Hagë më 29 shtator 2022, së bashku me ish-presidentët Meidani, Topi, Pacolli dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, ku patën takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Moisiu tha se këta burra ishin të qetë, të...