Burimi:
Pcworld.al
Foto © Pcworld.al
Një valë e re shitjesh masive goditi kriptomonedhat të Premten
Tregu i kriptomonedhave vijoi humbjet ditën e Premte ndërsa një shitje masive e Bitcoin nisi dike nxitur një valë likuidimesh dhe shtyrë kriptomonedhat alternative – altcoins – në nivele të reja të ulëta. Bitcoin ra me 5.6 përqind në 24 orët e fundit në çmimin 104,853 dollarë sipas të dhënave të CoinGecko. Si rezultat vlera e tregut e kriptomonedhave ra me 5.9 përqind në 3.64 trilionë dollarë, niveli më i ulët që prej muajit Korrik zbulojnë të dhënat e CoinGecko. Shitja nisi lidhur me frikë e shtuar për stabilitetin e sektorit bankar Amerikan thonë ekspertët. Ata shpjegojnë se paniku erdhi nga financa tradicionale ku raportime për probleme me kreditë nxitën një shitje të aksioneve të kompanive bankare, një rënie që u shtri edhe tek asetet...