Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Po barazohet viktima me xhelatin”- Hysni Gucati: S’do lejojmë të përdhosen emrat e komandantëve tanë
Kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka marrë pjesë në protestën e organizuar ditën e sotme në Tiranë, në mbështetje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri. Gjatë fjalës së tij, Gucati tha se në Hagë po përpiqen të barazojnë viktimën (që ishte populli i Kosovës) me xhelatin (që ishte Serbia), shkruan A2 CNN. Ai shtoi gjithashtu se gjithë bota i kanë parë me sytë e vet masakrat e kryera nga serbët në Kosovë gjatë kohës së luftës. Sipas Gucatit, varret e dëshmorëve të Kombit kanë dëshmuar se UÇK ka qenë një ushtri çlirimtare dhe shtoi se kurrësesi nuk do të lejojnë që të përdhosen emrat e komandantëve të UÇK-së. “Ne sot po protestojmë për të ngritur zërin...