“Zemra mal”! Rama reagon për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Zemra mal”! Rama reagon për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me protestën madhështore që po mbahet në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rama ka ndarë pamje nga pjesëmarrja masive e qytetarëve në Sheshin Skëndërbej, ku mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet po protestojnë nën thirrjen “Liria ka emër – UÇK”. Në shenjë mirënjohjeje dhe emocionimi, kryeministri ka shkruar shkurt: “Zemra mal!”.