Ali Ahmeti: Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të fabrikuara nga qarqet serbo-ruse

Ali Ahmeti: Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të fabrikuara nga qarqet serbo-ruse

Kreu i BDI-së dhe themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti, në fjalën e tij në protestën për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, tha se akuzat ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të fabrikuara nga qarqet e errëta serbo-ruse. Ahmeti u shpreh se UÇK-ja ka qenë dhe mbetet aleate e SHBA-ve dhe e BE-së, duke shtuar se ka respektuar të gjitha ligjet e luftës. “Të dashur ushtarë të lirisë, faleminderit Shqipëri, faleminderit nënë. Na ke pritur si nëna bijtë. Doja të përshëndes Alfed Moisiun, që vetë ka qenë luftëtar i lirisë. Sot jemi bashkë, Tiranë, Prishtinë e Shkup, kështu qofshim gjithmonë. Lufta jonë ishte e drejtë, ishte për pragun e shtëpisë, për miqësi me SHBA-të dhe BE-në. Zanafilla e Speciales është tek fabrikimet...