Bordin: Fitorja me Partizanin na dha pikë e moral, ndaj Teutës për tri pikë

Bordin: Fitorja me Partizanin na dha pikë e moral, ndaj Teutës për tri pikë

Tirana takohet nesër me Teutën për javën e 7-të të Superiores. Para këtij takimi i cili zhvilohet në “Air Albania Stadium” (17:00), ka folur për mediat trajneri i bardhebluve Roberto Bordin. Pauzë në moment të papërshtatshëm? Sigurisht që ky pushim i kombëtareve është i mirë për ne sepse na ndihmon të punojmë në aspektin fizikisht. Javën e parë kemi punuar shumë fizikisht dhe na ka ndihmuar shumë. Javën e dytë kemi filluar të përgatisim ndeshjen me Teutën. Si e keni përgatitur ndeshjen me Teutën? Është shumë e rëndësishme sepse fitorja në derbin me Partizanin na dha disa pikë më shumë në klasifikim, dhe na dha moral të lartë, por ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra. Teuta ka skuadër shumë të forta, me lojtarë të rëndësishëm që luajnë mirë...