Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Bujar Leskaj në protestën në mbështetje të UÇK, thyen urdhërin e Berishës dhe sulmon qeverinë: Ministrat e Ramës janë njerëz negativë
Deputeti i Vlorës i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën në mbështetje të luftës së UÇK-së që mbahet në Tiranë, përkundër vendimit të kolegëve të tij demokratë për të mos qenë prezentë atje. Gjatë një interviste për A2 CNN, Leskaj tha se ka marrë pjesë në protestë si deputet i Vlorës dhe i gjithë zonës së Labërisë. Leskaj shtoi se shqiptarët sot duhet të jenë në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së, në mbështetje të Hashim Thaçit dhe të tjerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ai gjatë fjalës së tij sulmoi edhe ministrat e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilët i quajti patronazhistë. “Liria ka një emër, UÇK. Liria ka një emër, Hashim Thaçi. Gjykata për...