“Liria ka emër”, djali i Hashim Thaçit i bashkohet protestës në sheshin “Skënderbej”

“Liria ka emër”, djali i Hashim Thaçit i bashkohet protestës në sheshin “Skënderbej”

Endrit Thaçi, djali i ish-kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi i është bashkuar protestës në sheshin “Skënderbej” ku janë grumbulluar me mijëra qytetarë nga të gjitha trevat në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë. Djali i Hashim Thaçit ndodhet në rreshtin e parë të protestuesve në krah të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Prej disa minutash ka nisur protesta në sheshin “Skënderbej”; ku mijëra qytetarë kanë mbushur vendin ndërsa mbizotërojnë silmbolet kombëtare dhe ato të UÇK. Në orët e para të ditës së sotme, në “Rrugën e Kombit”, e cila u bë pa pagesë në shenjë solidariteti me pjesëmarrësit e protestës, u vërejtën lëvizje të shtuara. Dhjetëra automjete nga Kosova, të zbukuruara me flamuj kuqezi...