Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Obsesion i rrezikshëm i pushtetarit”/ Bardhi: Qeveria kërkon edhe Këshillin Kombëtar të Integrimit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas shpërbërjes së formulës mbi të cilën funksiononte Këshilli Kombëtar i Integrimit. “Asgjë nuk e ngop më, Edi Rama kërkon edhe Këshillin Kombëtar të Integrimit! Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian është forumi më i lartë këshillimor për procesin e anëtarësimit në BE. Ai u krijua në vitin 2015 sipas modelit kroat, jo si pronë e një partie, por për gjithëpërfshirje në proces, për rritje të transparencës, për komunikim me publikun, për afirmim të rolit të opozitës në proces. Për këtë arsye, që nga dita e parë, drejtimi i Këshillit i është lënë opozitës. Por sot, Edi Rama ka kërkuar t’ia marrë edhe këtë hapësirë parlamentare opozitës, duke kërkuar bashkëdrejtimin e Këshillit të Integrimit. Vetëm...