Nga vrasësit me pagesë shqiptarë te karteli i Pablo Escobar: Lista e gjatë e kërcënimeve ndaj gazetarit italian Ranucci

Nga vrasësit me pagesë shqiptarë te karteli i Pablo Escobar: Lista e gjatë e kërcënimeve ndaj gazetarit italian Ranucci

Gazetari italian Sigfrido Ranucci, ka regaur pas ngjarjes së mbrëmshme, ku iu vendos një bombë nën makinën e parkuar para banesës së tij. Sipas ANSA, shpërthimi i fuqishëm ka përfshirë automjetin e tij dhe atë të vajzës, të cilat ishin të parkuara para banesës së tyre në Pomezia. Sipas hetimeve paraprake, mjeti nuk është aktivizuar me komandë në distancë apo me kohëmatës, por është lënë aty me fitil të ndezur, mes dy vazo lulesh jashtë vilës. Hetuesit po verifikojnë praninë e kamerave të sigurisë që mund të kenë filmuar momentin kur mjeti është vendosur. “Kam dëgjuar një shpërthim të tmerrshëm, ishte ora 22:17. Madje edhe karabinierët e kanë dëgjuar përmes audios së disa personave që ndodheshin në zonë dhe po regjistronin me telefon në atë moment,” deklaroi...