Akademia e Forcave të Armatosura hedh poshtë akuzat ndaj Presidentit Begaj

Akademia e Forcave të Armatosura hedh poshtë akuzat ndaj Presidentit Begaj

Akademia e Forcave të Armatosura ka reaguar pas akuzave të ditëve të fundit ndaj Presidentit Bajram Begaj, duke sqaruar se kreu i shtetit nuk ka qenë asnjëherë pedagog, as i brendshëm dhe as i jashtëm, por ka qenë i angazhuar si kërkues shkencor në periudhën 2013-2018. Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti në funksionet e tij të mëparshme si mjek ushtarak, ka qenë pjesë e ekipeve të kërkimit shkencor ushtarak së bashku me një staf akademik prej 15 profesorësh dhe është angazhuar në udhëheqjen e temave shkencore të ciklit të tretë të studimeve (Doktoratë) pranë AFA. Akademia sqaron se pagesat e përmendura lidhen me shlyerjen e detyrimeve financiare të prapambetura për të gjithë personelin akademik të përfshirë në procesin e kërkimit shkencor gjatë viteve 2013–2018. Këto pagesa,...