Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ganimete Musliu në protestën në Tiranë: Pa UÇK-në, sot nuk do të ishim bashkë në shesh
Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu, ishte sot pjesë e protestës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova kërkuan lirimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Musliu theksoi se protesta është një zë i drejtësisë kundër padrejtësisë, dhe se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar përtej politikës kur bëhet fjalë për historinë dhe dinjitetin kombëtar. “Kur bëhet padrejtësi, duhet të flasë populli. Populli shqiptar sot po flet për padrejtësinë që po u bëhet krerëve të UÇK-së në Hagë. Heronjtë tanë nuk kanë bërë krime – ata kanë mbrojtur tokat tona. Krimet i ka bërë Serbia,” deklaroi ajo. Deputetja e LDK-së u bëri thirrje të gjitha forcave politike që të lënë pas...