Nga Zvicra e New York në Tiranë për “çlirimtarët”: Europa na ka borxh, s’do i lëmë më të luajnë me ne!

Nga Zvicra e New York në Tiranë për “çlirimtarët”: Europa na ka borxh, s’do i lëmë më të luajnë me ne!

Qytetarët e parë kanë nisur të mbërrijnë në sheshin “Skënderbej”, ku sot në orën 17:00 pritet të zhvillohet protesta “Drejtësi për Çlirimtarët”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), aktualisht të burgosur në Hagë. Disa nga qytetarët kanë folur për mediat lidhur me arsyet se përse kanë ardhur nga Kosova, apo vende të tjera të diasporës si Zvicra apo SHBA-të, për të protestuar sot në Tiranë. “Presim që të përkrahen fuqimisht ata që i kemi në Hagë, që sollën lirinë e Kosovës. Mendoj se atje mbahen padrejtësisht dhe ata janë forca dhe liria e popullit. Ne për atë kemi dalë këtu, do të vazhdojmë prapë. Por Evropa i dënon ata, nuk po i dënon Shqipëria. Evropianët ta dinë se shqiptarët nuk po i...