Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Tirana në pritje të tubimit në mbështetje të UÇK-së, sheshi “Skënderbej” vishet kuq e zi
sheshi skenderbej TIRANË- Tirana mirëpret sot, në orën 17:00, protestën mbarëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa protestuesit e parë kanë mbërritur në sheshin “Skënderbej”. Më pak se dy orë nga nisja e protestës, sheshi ka filluar të mbushet me qytetarë nga Kosova të cilët po mbajnë në duar flamujtë kuq e zi dhe simbole të UÇK-së. Që prej orëve të para të mëgjesit, qindra protestues me flamujt kuqezi dhe flamujt e UÇK-së erdhën Kosova drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës me moton “Liria ka emër”. Me uniformë ushtarake me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qindra ish-luftëtarë u pritën me përshëndetje ushtarake në pikën kufitare mes Kosovës e Shqipërisë. Veteranë të tjerë me motoçikleta u nisën për në kryeqytetin shqipta, ndërsa qytetarët nga...