Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ministri Lamallari takon ambasadorin italian Marco Alberti: Bashkëpunim për shtetin e së drejtës dhe integrimin europian
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilloi sot një takim kortezie me ambasadorin e Italisë në Tiranë, Marco Alberti. Lajmin e bëri të ditur vetë ministri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe shtetit të së drejtës. “Diskutuam mbi bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë në drejtësi dhe rëndësinë që ka ai për forcimin e shtetit të së drejtës,” shkroi Lamallari. Gjatë takimit, të dy palët shprehën vullnetin dhe angazhimin për të thelluar më tej bashkëpunimin, sidomos në kontekstin e procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, me fokus në Kapitullin 23: “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”. Ministri Lamallari gjithashtu nënvizoi mbështetjen e Italisë për nismat e Ministrisë së...