35-vjeçari vetëvritet në poligonin e një biznesmeni Emiljano Dushës të lidhur me tendera dhe akuza në SPAK

35-vjeçari vetëvritet në poligonin e një biznesmeni Emiljano Dushës të lidhur me tendera dhe akuza në SPAK

35-vjeçari Bledi Hasani, në rrethana ende të paqarta, ka vrarë veten mesditën e sotme (17 tetor) në ambientet e poligonit të qitjes “Action Target”, një mjedis ku gjithmonë duhet të jesh i shoqëruar nga një punonjës i cili presupozohet se duhet të shmangë çdo rrezik që mund tu kanoset klientëve që frekuentojnë poligonin. Mësohet se Bledi Hasani ka qenë klient i poligonit “Action Target” në pronësi të biznesmenit Emiljano Dusha, sipërmarrësit të lidhur prej vitesh me tendera të Ministrisë së Brendshme dhe me padi në SPAK për blerje votash për maxhorancën aktuale. I riu mësohet se ishte klient i rregullt pasi kishte shkuar për qitje shpeshherë në poligonin e Emiljano Dushës i cili ndodhet pranë stadiumit ‘Air Albania’. “Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se...