Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Procesi deri tani ka kushtuar 2,4 miliardë euro”, Haxhiu për gjyqin ndaj UÇK: Një prokuror paguhet 350 mijë euro në vit
Procesi i gjykimit të katër liderëve të UÇK-së në Hagë ka arritur shifra marramendëse. Në një lidhje direkte në Tv Klan, Baton Haxhiu tha se vetëm për mbrojtjen e krerëve janë shpenzuar rreth 60-80 milionë euro. I gjithë procesi ka arritur në 2.4 miliardë euro. “2.4 miliardë deri tani, 2.4 miliardë ka shkuar i gjithë procesi. Bashkimi Europian vitin e parë ka ndarë 700 milionë. Nje prokuror me gjithë nevojat që ka, me fëmijët, shtëpinë e gjithë të tjerat veç pagës, shkon diku te 300-350 mijë viti. Këtu hetuesit paguhen më së shumti për arsye se ata eksplorojnë në terren dhe kanë punuar gati 2 vite para se të formohet Gjykata Speciale. Mund ta mendoni sesa ka shkuar ai hulumtim për të gjetur gjithë ata...