Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Operacioni ndërkombëtar “Ura” goditi në maj një rrjet kriminal në Itali, ku janë të përfshirë edhe shtetas shqiptarë
Më datën 21 maj të këtij viti, operacioni ndërkombëtar “Ura” goditi 52 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Drejtoria Antimafia e Barit sekuestroi 100 mijë euro cash dhe një vilë në zonën Torre a Mare.Sipas vendimit të gjykatës, pasuritë dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës midis Shqipërisë, Belgjikës dhe rajonit të Pulias në Itali. Kjo sekuestro është pjesë e një hetimi më të gjerë të Prokurorisë Antimafia të Barit dhe SPAK-ut në Tiranë, që synon goditjen e rrjeteve kriminale shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës. Sipas burimeve në Itali, këtu shtohen sekuestrimeve të mëparshme të realizuara në maj ndaj disa të hetuarve, ku u konfiskuan pasuri të paluajtshme...