Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident në Kukës, automjeti i policisë përplaset me një makinë të parkuar pranë Drejtorisë së Policisë
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Kukësit, në afërsi të Drejtorisë së Policisë. Në aksident është përfshirë një automjet i policisë rrugore, tip Ford me targa AB 139 LC, i cili është përplasur nga pas me një automjet të parkuar anës rrugës, tip Land Rover me targa AB 212 BN. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte makina e policisë në momentin e ngjarjes. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën ballore të automjetit të policisë, si dhe duke aktivizuar airbagët. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Të dy automjetet kanë pësuar dëme materiale, veçanërisht makina e policisë, e cila ka...