Projekti i qendrës së vizitorëve, Rama: Butrinti nga problem, në shembull për institucionet e kulturës

Projekti i qendrës së vizitorëve, Rama: Butrinti nga problem, në shembull për institucionet e kulturës

Projekti për qendrën e vizitorëve në qytetin antik të Butrintit, është dizajnuar me një ndërthurje mes pranimit të vizitorëve dhe integrimit me peizazhin natyror dhe trashëgiminë arkeologjike të zonës. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga projekti më i ri për Qendrën e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit, një projekt model që i shtohet kolonës së objekteve kulturore. I konceptuar nga mjeshtri i njohur japonez i arkitekturës, Kengo Kuma, ky projekt po realizohet nën kujdesin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF) dhe synon transformimin rrënjësor të mënyrës së menaxhimit të parkut arkeologjik të Butrintit. Kryeministri vlerësoi kontributin e AADF në kthimin e Butrintit nga një problem menaxherial, në një shembull rrezatues për të gjitha institucionet kulturore të vendit, si edhe po...