Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
KFOR: FSK, jo pa leje në veri! Reagimi vjen pas hyrjes së mjeteve ushtarake në Mitrovicën e Veriut
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, tha se mirëpret respektimin nga autoritetet të marrëveshjes sa i përket dislokimit të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë në veri të vendit. Ky qëndrim i KFOR-it vjen pasi të enjten, për disa minuta, disa makina të FSK-së kishin qëndruar në Mitrovicë të Veriut. “KFOR-i mirëpret respektimin e vazhdueshëm nga FSK-ja të marrëveshjes për të mos dislokuar personel të FSK-së në veri të Kosovës, pa njoftim paraprak dhe pa miratimin e komandantit të KFOR-it. Ky qëndrim u rikthesua gjatë bisedës telefonike mes komandantit të KFOR-it dhe komandantit të FSK-së të zhvilluar më 16 tetor. Komandanti i FSK-së theksoi se njësiti i FSK-së gabimisht kishte devijuar përkohësisht nga itinerari i tij”. Por FSK-ja sqaroi se pjesëtarë të saj me disa automjete...