Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama: Investoni në Shqipëri! Kryeministri fton sipërmarrësit turq
Kryeministri Edi Rama ftoi sipërmarrësit turq të investojnë më shumë në Shqipëri, një vend që sipas tij po zhvillohet çdo ditë dhe ofron mundësi pafund. “Shqipëria sot nuk është më ishulli i mbyllur që dikur e përshkruanin, por është një vend i hapur, një ishull mundësish, një ishull ku mund të shumëfishosh investimin tënd në pak vite me taksa fare të ulëta, me energji të gjelbër, një turizëm në rritje një teknologji që zhvillohet çdo ditë. Vetëm këtë vit 300 mijë turistë turq e zgjodhën Shqipërinë, kjo është e jashtëzakonshme po të mendosh se jo shumë vite më parë ata numëroheshin me gishtat e dorës. Oreksi vjen duke ngrënë, ndaj ejani të punojmë bashkë për suksesin, ta rrokim atë dhe ta shijojmë bashkërisht. Shqipëria është...