Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Samiti Ekonomik Shqipëri-Turqi, Balluku: Shqipëria ka treg dinamik, avantazhe të pakrahasueshme për të gjithë ata që investojnë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, foli në Samitin Ekonomik Shqipëri-Turqi për bashkëpunimet ekonomike mes dy vendeve. Ajo u shpreh se partneriteti mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi besimin e ndërsjellët e vizionin e përbashkët për zhvillim. Ndër të tjera Balluku tha se vendi ynë ka një treg dinamik që sjell me vete avantazhe të pakrahasueshme për të gjithë ata që investojnë paratë. “Të cilët besoj që këtu duhet të ndiheni në shtëpinë tuaj, ashtu si çdo herë një shqiptar ndihet kur shkel kufirin për të kaluar dhe për t’u futur në Turqi. Ne shqiptarët kemi një histori të lashtë, jemi autoktonë në vendin tonë. Kemi kaluar shumë, por diçka nuk ka ndryshuar kurrë, që gjithmonë me vëllezërit tanë turq kemi...