Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nga miqësia te favorizimi, a dha dorëheqjen shefi i sektorit të AMP-s në Korçë, pasi u filmua me Guri Mazelliun
Shefi i Sektorit të AMP-s Korçë Dejvi Ago ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pasi është filmuar duke qëndruar pranë Guri Mazelliut, person me precedent penal të mëparshëm. Dosja.al, ka siguruar fletën e lirimit nga puna të Agos, ku thuhet se ai ka kërkuar vetë dorëheqjen. Fletë-lirimi nga puna Siç shihet dhe nga fotoja e mëposhtme e siguruar nga Dosja.al, Ago ndodhet në një bar-lokal me Guri Mazelliun, i njohur për autoritetet për shkak se është kapur disa herë duke bërë kontrabandë me bagëti të imta. Po ashtu Mazelliu është një nga personat e përfshirë në sherrin masiv të ndodhur disa javë më parë në Bilisht, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Guri Mazelliu dhe Dejvi Ago Mazelliu dyshohet se kishte mbështetje nga Ago si dhe nga Glodian Ahmetaj, në...