“McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit”/ Mazhoranca refuzon dy komisionet hetimore e kërkuara nga PD

“McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit”/ Mazhoranca refuzon dy komisionet hetimore e kërkuara nga PD

Në Konferencën e Kryetarëve u diskutuan dy çështje kryesore lidhur me veprimtarinë e Kuvendit. Partia Demokratike nuk ka marrë dakordësinë e Partisë Socialiste për krijimin e dy komisioneve hetimore, për dosjen “McGonigal” dhe për zgjedhjet e 11 majit. Burime nga mazhoranca bëjnë me dije se janë kërkuar argumente shtesë mbi këto çështje, ndërsa vendimi përfundimtar për ngritjen ose jo të dy komisioneve do të merret në seancën plenare të 30 tetorit. Ndërkohë, lidhur me mocionin me debat për situatën në Spitalin Onkologjik, socialistët kanë propozuar që kjo çështje të trajtohet përmes një interpelance ndaj Ministres së Shëndetësisë, me një afat përgjigjeje 30 ditor.