Burimi:
Tesheshi.com
Foto © Tesheshi.com
Rama, rishpërthim dashurie ndaj Turqisë
“Duhen dy duar për të duartrokitur”, tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij përmes një videomesazhi drejtuar Forumit të Investimeve Shqipëri-Turqi që po zhvillohet në Tiranë, duke iu referuar një thënie të urtë të përbashkët për dy vendet tona. “Sot, Shqipëria dhe Turqia, tha kryeministri Edi Rama përpara mbi 1500 investitorëve turq të pranishëm në forum, si dhe zëvendëspresidentit të Turqisë, Cevdet Yılmaz, janë pikërisht ato dy duar që duartrokasin së bashku, një histori miqësie që nuk njeh kthesa, një partneritet që forcohet çdo ditë dhe një horizont që hapet gjithnjë e më gjerë përpara nesh”. Duke iu rikthyer një momenti kyç në marrëdhëniet dypalëshe, kryeministri kujtoi vendosjen e një objektivi të përbashkët me presidentin turk Recep Tajip Erdogan, një dekadë më parë, dyfishimin...