Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
GJL sqaron votimin për anëtarin e Kushtetueses: Sulmet ndaj nesh synojnë intimidimin e gjyqësorit
Në një reagim të gjatë zyrtar, Gjykata e Lartë, ka bërë sot, 17 tetor, një sqarim lidhur me mbledhjen e posaçme të GJL-së më datë 30 shtator 2025, për zgjedhjen e gjyqtarit të Kushtetueses, Asim Vokshi. Kujtojmë se në përfundim të votimit atë ditë, komisioni pasi verifikoi vlefshmërinë dhe numrin total të votave për secilin kandidat, konstatoi se: Asim Vokshi mori 6 vota, Naureda Llagami 8 vota ndërsa Florian Ballhysa nuk siguroi asnjë votë. Duke qenë se asnjëri prej tyre nuk arriti 3/5 e votave, u vendos që Vokshi të zëvendësojë Holta Zaçajn, pasi në këtë rast ligji parashikon se fitues shpallet kandidati i renditur i pari me pikë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. (Vokshi kishte 89.5 pikë) Kështu, në reagimin e saj, GJL thotë...