Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
PD dorëzon 3 kërkesa në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi akuza mazhorancës: Mbyllin seancat me urdhër politik
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht tre kërkesa në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, duke akuzuar mazhorancën se po përdor Kuvendin si “zyrë partie” dhe po kufizon në mënyrë të vazhdueshme të drejtat kushtetuese të opozitës. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se situata aktuale përfaqëson “mbylljen sistematike të gojës së opozitës”. “3 kërkesa të depozituara nga grupi parlamentar i PD: Pati debat të gjatë për ngushtimin e hapësirave të opozitës në Kuvend që kur drejtimin e këtij institucioni e ka marrë Niko Peleshi. Në 1 muaj jetë parlamentare, respekti i treguar nga mazhoranca drejt opozitës tregohet në faktin që në 3 javët e fundit është përjashtuar 2 herë nga seanca kreu i...