Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Migjeni: Vetvrasja e trumcakut
Dhe trumcaku vuante nga melankolia. U lind në një vend me të vërtetë të shkretë. Në vend të barit bijshin qimet e derrit e në vend të pemvet -brenat e një shtazës parahistorike. Dhe në kët natyrë – e cila nuk mund të quhet natyrë – kush mos të bahet melankolik? Dihet se një trumcakut s’i duhet shumë për jetë, por natyra, e cila nuk ishte natyrë, s’i epte as aq. Mos pyetni si e tek u gjet trumcaku n’at vend, dhe si e tek u gjet njeriu në kët pikë kozmike – nuk dijmë shumë. Hipoteza dhe andrra. Miliona vjetësh dhe një fjalë goje, si për shembull: “… të bahet dritë! Dhe drita u ba!”– A shifni? Një fjalë magjike! Hokus-pokus! Sa bukur!Dhe unë thashë:...