Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Emri/ Dyshohet se vrau veten brenda poligonit në Tiranë, zbulohet identiteti i 35-vjeçarit
Bledi Hasani është 35 vjeçari që dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri brenda poligonit në Tiranë. Poligoni ku ndodhi ngjarja raporohet se ndodhet në afërsi të stadiumit Air Albania. Bledi Hasani sipas burimeve ka qenë klient në poligon, ndërsa ditën e sotme dyshohet se ka kthyer armën nga vetja. Ende nuk ka detaje mbi rrethanat e ngjarjes, apo arsyet që çuan viktimën drejt këtij akti. Njoftimi: Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.