No Image Available

Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas

Pesëmbëdhjetë anëtarë të një grupi të milicive ukrainase u shpallën fajtorë nga një gjykatë ushtarake ruse për pjesëmarrje “në një organizatë terroriste” dhe u dënuan me nga 15 deri në 21 vjet burgim, tha Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë. Ata është thënë se do të vuajnë dënimin në një prej burgjeve të sigurisë më të lartë në Rusi. Të dënuarit ishin anëtarë të Batalionit Aidar të Ukrainës, të cilët u kapën në vitin 2022. Gjykimi ndaj tyre ishte i mbyllur për publikun dhe u zhvillua në një gjykatë ushtarake në qytetin jugor rus, Rostov-on-Don. Ende nuk ka reagime nga Ukraina për këto dënime. Avokati i Popullit në Ukrainë paraprakisht e kishte përshkruar gjykimin ndaj këtyre personave si të turpshëm. Grupet për të drejtat e njeriut,...