Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ “Liria ka emër”, sot protesta në mbështetje të UÇK-së! Qytetarë nga Kosova drejt Tiranës me flamuj kuq e zi
Qytetarë të shumtë nga Kosova janë nisur drejt Tiranës për t’u bashkuar me tubimin në mbështetje të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që në orët e para të ditës, në “Rrugën e Kombit” janë vërejtur lëvizje të shtuara, ku dhjetëra automjete të zbukuruara me flamuj kuqezi dhe simbole të UÇK-së po udhëtojnë në grupe drejt kryeqytetit shqiptar. Për shkak të fluksit të lartë të mjeteve, Policia Rrugore ka shtuar praninë e saj përgjatë gjithë aksit për të garantuar qarkullim normal dhe për të shmangur bllokimet e mundshme të trafikut. Tubimi në Tiranë pritet të zhvillohet në orët e pasdites, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve për një manifestim paqësor dhe respektim të rendit publik. /vizionplus.tv