Afati për regjistrimin e partive, pritet që sot të mbyllë procedurën edhe Partia Demokratike

Afati për regjistrimin e partive, pritet që sot të mbyllë procedurën edhe Partia Demokratike

16 Tetori ishte afati i fundit që partitë politike kishin sa i përket depozitimit për regjistrim në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit. Këtë të premte KQZ do të miratojë forcat politike që pritën ditën e fundit, ku një prej tyre është edhe Partia Demokratike. Megjithatë, një pjesë e partive dhe kandidatëve të pavarur tashmë janë regjistruar si Partia Socialiste, Partia Lëvizja e Legalitetit, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar si dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet. Në seancën që do të mbahet në drekë, kryekomisioneri Ilirian Celibashi pritet të shqyrtojë kërkesën e PD si dhe do të vendosë për sasinë e fletëve që do t’i shpërndahen zgjedhësve në 9 Nëntor dhe vendndodhjen e disa prej qendrave të votimit. Zgjedhjet do të mbahen në bashkitë Vlorë, Berat, Tepelenë,...