Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E rëndë në Tiranë, një person vetëvritet me armë zjarri brenda poligonit të qitjes
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në kryeqytet. Një person ka vrarë veten brenda poligonit të qitjes. Viktimë ka mbetur një 35-vjeçar. “Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel