Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ndryshimi i ligjit për mjekët/ Gjykata Kushtetuese rrëzon disa prej neneve
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shfuqizur disa prej neneve në ligjin për ‘Urdhrin e Mjekëve”, që u ndryshua një vit më parë nga qeveria shqiptare. Gjykata e çmon në shkelje të Kushtetutës, vendimin që mjekët duhet të marrin leje nga drejtuesi i spitalit publik, në mënyrë që të punojnë në institucionet private. Në lidhje me pretendimin për cenimin e së drejtës për punë dhe ushtrimit të profesionit, që parashikon masën disiplinore të heqjes së licencës për ushtrimin e profesionit të mjekut, Gjykata vlerësoi se dispozita mbart paqartësi për sa u përket kritereve mbi bazën e të cilave mund të jepet kjo masë disiplinore. Po në drejtim të së drejtës për punë dhe ushtrimit të profesionit, Gjykata vlerësoi se fjalia e fundit e pikës 3...