Aksident në Kukës–Morinë! Kamioni përmbyset vetëm pak metra nga kufiri me Kosovën, plagoset drejtuesi

Aksident në Kukës–Morinë! Kamioni përmbyset vetëm pak metra nga kufiri me Kosovën, plagoset drejtuesi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Kukës–Morinë, ku një kamion i tonazhit të rëndë është përmbysur në trup të rrugës, vetëm pak metra larg kufirit Shqipëri–Kosovë. Drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë në spitalin e Prizrenit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Largimi i kamionit me targa te Kosoves nga traseja e rrugës u krye në orët e para të mëngjesit të së premtes. Gjatë operacionit tërheqës, qarkullimi i automjeteve drejt Kosovës u bllokua për disa minuta, derisa rruga u pastrua plotësisht. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja dhe mungesa e gjumit e drejtuesit të kamionit, që po udhëtonte në drejtim të Kosovës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të...