Gjyqi ndaj Plaurent Dervishaj/ Thirret të dëshmojë babai i Ervin Matës, ja pse kërkohet dëshmia e tij

Gjyqi ndaj Plaurent Dervishaj/ Thirret të dëshmojë babai i Ervin Matës, ja pse kërkohet dëshmia e tij

Plarent Dervishaj TIRANË- Ka përfunduar seanca ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt në GJKKO lidhur me fazën e pyetjes së dëshmitarëve të thirrur nga SPAK. Këtë të premte dëshmoi pajtuesi i gjaqeve Beqir Boja dhe Vullnet Muça vëllai i Aleksandër Lahos. Në seancën e ardhshme u përsërit thirrja për disa dëshmitarë të tjerë, mes të cilëve Luan Mata, babai i Ervin Matës i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata urdhëroi shoqërimin e detyrueshëm të biznesmenit Luan Mata pas nuk është paraqitur gjatë thirrjeve të deritanshme vullnetarisht.  Sipas SPAK, Luan Mata do të merret lidhur me vendosjen e tritolin në hotelin e tij në rrugën e “Dibrës” në maj të 2020. Në këtë ngjarje u dyshua se ishin implikuar Ramazan Rraja, Plarent Dervishi dhe Julian Meçaj. Lidhur...