Asbest në pudrën e foshnjave, 3 000 britanikë padisin “Johnson & Johnson”

Asbest në pudrën e foshnjave, 3 000 britanikë padisin “Johnson & Johnson”

Kompania amerikane “Johnson & Johnson” është paditur nga më shumë se 3 000 persona në Britani të Madhe për akuzat se pudra e saj për foshnje përmban asbest, i cili përbën rrezik për kancer. Paditësit ngritën padi në Gjykatën e Lartë të Londrës, duke pretenduar se kompania me vetëdije ka shitur pudër talk të kontaminuar me asbest dhe se kjo shkaktoi kancer. Sipas lajmeve të medias britanike, padia e ngritur nga KP Law akuzon “Johnson & Johnson” dhe Kenvue UK, e cila u nda nga kjo kompani në vitin 2023, për shitjen e produkteve midis viteve 1965 dhe 2023 që dyshohet se kanë shkaktuar kancer të vezoreve dhe mezoteliomë (kancer të membranës së mushkërive). Sipas paditësve, pudra për foshnje e “Johnson & Johnson” përmbante fibra...