Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vizitë private, jo për protestën! Vjosa Osmani ndodhet në Tiranë për kontroll mjekësor
Edhe pse u raportua gjerësisht se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën “Liri për Çlirimtarët”, burime të sigurta konfirmojnë se qëllimi i vizitës së saj është krejtësisht privat. Sipas të njëjtave burime, Osmani ka ardhur në Tiranë për një vizitë mjekësore, dhe jo për të marrë pjesë në ndonjë aktivitet politik apo protestues. Pamjet e eskortës zyrtare të presidentes, e cila kalonte kufirin në të njëjtën kohë kur shumë automjete me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë udhëtonin drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën në mbështetje të UÇK-së, kanë shkaktuar konfuzion dhe spekulime në rrjete sociale dhe media. Megjithatë, burimi sqaron se prezenca e Osmanit në Tiranë nuk ka lidhje me protestën dhe nuk përfshin...