Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Autori u vetëdorëzua dje/“Pse plumbat kapën vetëm Edoardo Sarchin”?La Repubblica: Vrasja e biznesmenit, krim i porositur
Pas Corriere della Sera, një tjetër media e madhe italiane rrëzon pistën e hetimeve të autoriteteve shqiptare, lidhur me vrasjen e biznesmenit Edoardo Sarchi, 44 vjeç, në fshatin Salari të Tepelenës. Një ditë më parë u vetëdorëzua autori i dyshuar i ngjarjes, Kamber Sulçaj, 48 vjeç. E radhës që i kushton rëndësi krimit tronditës në Tepelenë pas mesnatës së 26 shtatorit, është La Repubblica. Kjo e përditshme italiane thekson se vrasja e biznesmenit “dyshohet se është e porositur”. Media italiane ngre dyshime se si natën e ngjarjes plumbat kanë kapur vetëm Sarchin, pronar i një fabrike tullash në Tiranë, baba i dy fëmijëve – dhe asnjë nga personat e tjerë që ishin të pranishëm. Sipas La Repubblica, dinamika e kësaj ngjarje mbetet e paqartë. Artikulli i plotë i La Repubblica: Është vetëdorëzuar në policinë e Gjirokastrës njeriu i kërkuar për vrasjen e Edoardo Sarchit,...