“Thirrjet ‘Sali Berisha, Sali Berisha’ në stadiumin serb”/ Kreu i PD-së i përgjigjet Ballës: Motivuan lojtarët tanë

“Thirrjet ‘Sali Berisha, Sali Berisha’ në stadiumin serb”/ Kreu i PD-së i përgjigjet Ballës: Motivuan lojtarët tanë

“Thirrjet ‘Sali Berisha, Sali Berisha’ në stadiumin serb i motivuan lojtarët tanë për të fituar”. Kështu i komentoi Sali Berisha deklaratat e bëra dje nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në sallën e Kuvendit. Berisha tha se vërteta në stadiumin e Leskovcit ishte ndryshe. “E dëgjuat ju vetë Taon? E vërteta është se në stadiumin e Leskovcit, i mbushur me ultranacionalistë të përzgjedhur nga Vuçiçi, për t’u dhënë zemër lojtarëve të vet, ka shpërthyer me histeri thirrjet Sali Berisha, Sali Berisha. Vetëm e vetëm që të motivonin lojtarët e ekipit kombëtar. Dhe çfarë thoshte ai? Serbët na fyejnë ne duke na thënë Sali Berisha. I shihni ju çfarë vasalësh janë këta? Tao thotë në parlament se serbët na fyejnë ne duke na...