Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rashford: Nuk e keni parë akoma versionin tim më të mirë. Barça, ekip perfek për mua
17 Tetor 2025 13:27 Alfred Lleshi Marcus Rashford po kthehet në një nga surprizat më të mëdha të La Liga-s. Ai mbërriti te Barcelona si përforcimi yll i merkatos verore dhe deri tani po i përmbush pritshmëritë. Sulmuesi anglez është përshtatur shpejt dhe ndihet shumë mirë në muajt e parë në qytetin katalanas. “Firmosja me Barçën më ka dhënë energji të reja, një stil të ri loje. Po ashtu, është një vend i ri për t’u eksploruar”, – tha Rashford për “ITV Football” gjatë angazhimit me kombëtaren, kur Anglia siguroi kualifikimin në Botërorin e ardhshëm. Lëndimet e Lamine Yamal dhe Raphinha i kanë hapur mundësi për të qenë titullar anglezit, duke treguar menjëherë vlerat e tij. “Ndjej se Barcelona përshtatet në mënyrë perfekte me mua,...