Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Maresca e konfirmon me hidhërim: Gabova për Palmer, do të mungojë edhe 6 javë të tjera
17 Tetor 2025 13:43 Alfred Lleshi Cole Palmer do të qëndrojë jashtë fushave edhe për disa javë. Talenti anglez 23-vjeçar i Chelsea ka pasur fillim sezoni të vështirë për shkak të një serie dëmtimesh, ndërsa skuadra londineze, aktualisht e shtata në Premier League, duhet të luajë pa mesfushorin e saj ofensiv. Që nga ndeshjet e para, Palmer ka pasur probleme me muskujt iskiotibialë, që kulmuan me daljen nga fusha në minutën e 21-të kundër Manchester United më 20 shtator. Fillimisht, trajneri Enzo Maresca kishte parashikuar ndalesë deri në fund të kualifikueseve të kombëtareve (të tetorit), “për ta mbrojtur Cole dhe shmangur përkeqësimet”. Megjithatë, të premten, Maresca konfirmoi: “U gabova. Për fat të keq, Cole do të mungojë edhe rreth 6 javë të tjera. Po e mbrojmë maksimalisht...