Vetëdorëzimi i autorit të vrasjes së biznesmenit Edoardo Sarchi në Shqipëri, media italiane ngre dyshime: Mund të ketë qenë ekzekutim i porositur

Vetëdorëzimi i autorit të vrasjes së biznesmenit Edoardo Sarchi në Shqipëri, media italiane ngre dyshime: Mund të ketë qenë ekzekutim i porositur

Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Shqipëri vazhdon të bëjë jehonë në mediat italiane. Mediat italiane ngrenë dyshimet se vrasja e 44-vjeçarit mund të jetë porositur. ‘Është vetëdorëzuar në policinë e Gjirokastrës Kamber Sulçaj, i dyshuar si autori i vrasjes së biznesmenit italian 44-vjeçar Edoardo Sarchi, që u vra me një plumb në kokë në mbrëmjen e 26 shtatorit në Tepelenë’, kështu e nis shkrimin ‘La Repubblica’. Gjatë vetëdorëzimit, Sulçaj dorëzoi edhe armën e gjuetisë me vjaska që dyshohet se u përdor në krim, si dhe lejen për armën. Media italiane shkruan se policia shqiptare e konsideron ngjarjen si një krim i kryer në rrethana të tjera cilësuese dhe po e interviston për motivet dhe detajet e saj. Si ndodhi ngjarja: Kamber Sulçaj u...