Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
E rëndë në Prizren, kryefamiljari plagos me thikë gruan dhe vajzën, në gjendje kritike për jetën
Foto ilustruese PRIZREN- Një krim i rëndë në familje është regjistruar pak pas mesnatës të së enjtes në qytetin e Prizrenit. Policia bën me dije se në rrugën “Rexhep Kabashi” kanë gjetur një grua dhe vajzën e saj, me plagë të shkaktuara nga goditjet me mjet të mprehtë dhe gjakderdhje. Nënë e bijë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa bëhet me dije se ekspertët e Kriminalistikës kanë vënë në pranga kryefamiljarin si autorin e dyshuar të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, duke marrë parasysh trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe rëndësinë e mbrojtjes së viktimave në këto raste, informon opinionin publik se me datë 17.10.2025 rreth orës 00:20min pas mesnatës në rrugën “Rexhep...